Në Dental Health, ne kujdesemi për çdo detaj të udhëtimit dhe trajtimit tuaj, në mënyrë që ju të përqendroheni vetëm te shëndeti dhe buzëqeshja juaj.
Pacientët tanë vijnë kryesisht nga Italia, Zvicra dhe Gjermania, falë aktiviteteve tona të marketingut dhe pranisë sonë online. Hapi juaj i vetëm është të lini të dhënat tuaja të kontaktit në faqen tonë DentalHealth.al. Që nga ai moment, pjesa tjetër është përgjegjësia jonë.
Pasi merrni kontakt me ne, do të komunikoni me konsulenten tonë, e cila do t'ju shoqërojë gjatë gjithë procesit. Ajo do t'ju ofrojë të gjitha informacionet e nevojshme, duke filluar nga organizimi i udhëtimit, këshillimi për linjat ajrore, transporti nga aeroporti, akomodimi në apartament, deri te organizimi i konsultës pranë klinikës.
Pas mbërritjes në klinikë, do të zhvillohet konsultimi me Dr. Shukri Jahiu, kirurg oral me mbi 20 vite përvojë në fushën e stomatologjisë dhe implantologjisë. Gjatë kësaj vizite do të analizohen me kujdes të gjitha ekzaminimet, do të hartohet plani i personalizuar i trajtimit dhe do t'ju shpjegohet në detaje çdo fazë e ndërhyrjes kirurgjikale.
Ne besojmë se besimi ndërmjet pacientit dhe kirurgut është një nga faktorët më të rëndësishëm për suksesin e trajtimit. Përvoja, profesionalizmi dhe komunikimi i hapur krijojnë sigurinë që çdo pacient ka nevojë të ndiejë përpara një procedure kirurgjikale.
Që nga kontakti i parë e deri në përfundimin e trajtimit, ekipi i Dental Health është pranë jush në çdo hap, me qëllimin për t'ju ofruar jo vetëm një trajtim të suksesshëm, por edhe një eksperiencë të qetë, të organizuar dhe një buzëqeshje të shëndetshme e rrezatuese.

